Bota

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Angola

Në rezidencën presidenciale të Angolës u mbajt një ceremonia zyrtare dhe presidenti Erdoğan u prit nga presidenti Lourenço

Mümin Altaş   | 18.10.2021
Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Angola

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Angolës, Joao Manuel Gonçalves Lourenço, në kryeqytetin Luanda, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në rezidencën presidenciale të Angolës u mbajt një ceremonia zyrtare dhe presidenti Erdoğan u prit nga presidenti Lourenço.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Erdoğan dhe Lourenço përshëndetën trupën e bandës ceremoniale.

Erdoğan dhe Lourenço prezantuan delegacionet e tyre me njëri-tjetrin.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, ndihmësi i kreut të AK Partisë, Efkan Ala, drejtori i Komunikimeve i Zyrës së Presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın