Bota

Presidenti Erdoğan pret në takim kreun e qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibah

Presidenti Erdoğan dhe një delegacion i lartë turk ka pritur në kompleksin presidencial kryeministrin Dbeibah dhe delegacionin e tij të lartë, i cili qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Turqi

Jeyhun Aliyev  | 12.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
Presidenti Erdoğan pret në takim kreun e qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibah Foto: Emin Sansar/AA

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara kryeministrin e Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibah, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan dhe një delegacion i lartë turk ka pritur në kompleksin presidencial kryeministrin Dbeibah dhe delegacionin e tij të lartë, i cili qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Turqi.

Siç është planifikuar, dy liderët do të zhvillojnë një takim ballë për ballë, ndërsa më vonë do të marrin pjesë në seancën e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Libi, pas çka do të adresohen në një konferencë për media.

Delegacioni i lartë libian përfshin pesë zv/kryeministra dhe 14 ministra, si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Muhamed Ali Ahmad al-Haddad.

Takimi i këshillit do të bashkë-kryesohet nga Erdoğan dhe Dbeibah, ndërsa në të do të marrin pjesë ministrat e qeverisë nga të dyja vendet.

Takimi do të përqendrohet në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe do të shqyrtojë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Libisë.

Po ashtu do të diskutohen hapat për të zgjeruar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.

Temat kryesore pritet të përfshijnë sektorët e energjisë dhe kujdesit shëndetësor, si dhe ndërmarrjet turke që po kthehen në Libi për të vazhduar operacionet që u ndaluan në kaos pas rrëzimit të sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Më 5 shkurt, delegatët libianë zgjodhën Mohammad Menfi-n për të kryesuar Këshillin Presidencial me tre anëtarë dhe kryeministrin e ri, Dbeibeh.

Zgjedhjet në Libi janë caktuar të mbahen në muajin dhjetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.