Politikë, Bota

Presidenti Erdoğan pret në takim kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Khalid al-Mishri mbajtën takim me dyer të mbyllura në kryeqytetin turk Ankara

Diyar Güldoğan  | 17.08.2022 - Përdıtësım : 17.08.2022
Presidenti Erdoğan pret në takim kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë

Ankara

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti sot kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë Khalid Al-Mishri në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk u nda për takimin, i cili ishte i mbyllur për shtyp.

Al-Mishri të martën u takua veçmas në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar.

Më 1 gusht, al-Mishri u rizgjodh në krye të Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë për një mandat të pestë.

Libia është goditur nga trazirat dhe ndarjet që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Bisedimet e sponsorizuara nga OKB-ja midis rivalëve për të rënë dakord mbi një kornizë kushtetuese për të mbajtur zgjedhjet e shumëpritura ende nuk kanë dhënë fryt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.