Bota

Presidenti bjellorus: Rusia dhe Bjellorusia nuk duan luftë

"Ne nuk duam luftë. Jo vetëm sepse është e vështirë dhe e keqe, e pakëndshme, por sepse është e tmerrshme për njerëzit, për ushtarët", ka thënë Lukashenko gjatë një vizite tek trupat e mbrojtjes ajrore pranë kufirit me Ukrainën

Ali Cura   | 21.01.2022
Presidenti bjellorus: Rusia dhe Bjellorusia nuk duan luftë

Minsk

Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko tha se Rusia dhe Bjellorusia nuk duan luftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Belta, Lukashenko vizitoi trupat e mbrojtjes ajrore në vendbanimin Luninets, që ndodhet pranë kufirit me Ukrainën.

Duke folur për gazetarët gjatë vizitës, Lukashenko ka deklaruar se ata kanë krijuar sistemet më të shtrenjta të sigurisë për të mbrojtur kufijtë jugorë të Bjellorusisë.

"Ne nuk duam luftë. Jo vetëm sepse është e vështirë dhe e keqe, e pakëndshme, por sepse është e tmerrshme për njerëzit, për ushtarët. Zoti na ruajt, lufta do të ndikonte tek të gjithë. Prandaj, ne nuk duam të luftojmë. Ne e dimë se çfarë lufte përfundoi para 75 vjetësh", ka theksuar Lukashenko.

Ai ka vënë në dukje se do të bëhet gjithçka që është e nevojshme nëse i vihet kundër ushtrive të Shtetit të Bashkimit Rusi-Bjellorusi.

"Nuk mund të na mposhtni. Nuk është e mundur që të mundni njerëzit tanë nga Bresti deri në Vladivostok. E dimë se shumë njerëzit e provuan këtë", ka shtuar Lukashenko.

Bjellorusia dhe Rusia do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake të quajtur "Vendosmëria e Aleatëve 2022" në datat 10-20 shkurt në territorin bjellorus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın