Bota

Presidenti amerikan Biden takohet me perandorin e Japonisë, Naruhito

Biden, i cili shkoi në turneun e tij të parë aziatik pasi mori detyrën në janar 2021, vazhdon takimet e tij në Tokio, ku erdhi pas vizitës në Korenë e Jugut

Ahmet Furkan Mercan   | 23.05.2022
Presidenti amerikan Biden takohet me perandorin e Japonisë, Naruhito

Tokio

Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me perandorin Naruhito të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden, i cili shkoi në turneun e tij të parë aziatik pasi mori detyrën në janar 2021, vazhdon takimet e tij në Tokio, ku erdhi pas vizitës në Korenë e Jugut.

Biden u takua me perandorin Naruhito të Japonisë rreth orës 10:00 me kohën lokale në Pallatin Perandorak në kryeqytet.

Transmetuesi publik NHK njoftoi se takimi i Naruhitos me Biden-in zgjati gjysmë ore.

Pas takimit, dyshja pozoi për fotografi për përfaqësuesit e shtypit.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se qëllimi i takimit ishte "për të përcjellë përshëndetje në emër të popullit amerikan dhe për të theksuar fuqinë e marrëdhënieve Japoni-SHBA".

Sipas Agjencisë së Çështjeve Imperiale (Kunaicho), në dhjetor 2013, Naruhito, atëherë princ u kurorës, u takua me Biden-in i cili në atë kohë ishte nënpresident i administratës Obama.

Naruhito, i cili u ngjit në fron në maj 2019, më parë ka pritur edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın