Bota

Presidentët Erdoğan dhe Aliyev do të inaugurojnë aeroportin Fuzuli që u ndërtua për 8 muaj

Erdoğan do të jetë presidenti i parë i një shteti që do të zbresë në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli

Ruslan Rehimov   | 25.10.2021
Presidentët Erdoğan dhe Aliyev do të inaugurojnë aeroportin Fuzuli që u ndërtua për 8 muaj

Baku

RUSLAN REHİMOV

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev nesër do të inaugurojnë aeroportin ndërkombëtar Fuzuli që u ndërtua për 8 muaj në rajonin e Karabakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti i parë që Azerbajxhani ndërtoi në territoret e çliruara nga pushtimi, do të vendoset në shërbim nesër me një ceremoni ku do të marrin pjesë presidenti Erdoğan dhe Aliyev. Erdoğan do të jetë presidenti i parë i një shteti që do të zbresë në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli.

Aeroporti Fuzuli, themelet e të cilit u hodhën nga presidenti Aliyev më 14 janar 2021, për 8 muaj ka arritur në situatën e pranimit të avionëve në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Testi i parë i fluturimit në aeroport është kryer më 22 gusht.

Pista e aeroportit ka një gjatësi 3 mijë metra dhe një gjerësi 60 metra. Terminali i tij ka kapacitet për të ofruar shërbim për 200 udhëtarë në orë. Nga aeroporti Fuzuli të gjithë avionët me trup të gjerë përfshirë edhe avionët e mëdha të ngarkesave do të mund të bëjnë ulje dhe ngritje me lehtësi.

Në ndërtimin e aeroportit i cili është pajisur me sisteme automatike dhe ka kullë kontrolli në përputhje me standardet ndërkombëtare të aviacionit civil dhe transportit kanë marrë pjesë edhe kompani turke.

"Dera e Karabakut që hapet për botën"

Kryeministri i Azerbajxhanit, Ali Asadov më 16 tetor nënshkroi një dekret ku u vendos që aeroportit Fuzuli t‘i jepet statusi i "aeroportit ndërkombëtar" dhe që organizatave ndërkombëtare tu dërgohet informacion në këtë drejtim. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), përfshiu aeroportin në listën e aeroporteve ndërkombëtare me kodin FZL.

Në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli do të zhvillohen edhe fluturime ndërkombëtare ku falë kësaj ai do të jetë dera e Karabakut që hapet për botën.

Pritet që aeroporti të ofrojë kontribut për zhvillimin e turizmit dhe tregtisë në rajon.

Nëpërmjet aeroportit Fuzuli do të transportohen edhe grupet e turistëve që do të vizitojnë qytetin simbol të Karabakut, Shusha. Aeroporti ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit Shusha ndërsa rreth 300 kilometra nga kryeqyteti Baku.

Në njërën prej vizitave që presidenti Aliyev zhvilloi gjatë procesit të ndërtimit të aeroportit ka thënë se "Ndërtimi i aeroportit filloi këtë vit. Atëherë kisha theksuar se aeroporti Fuzuli do të përfundojë këtë vit. Ndoshta asnjë aeroport në botë nuk është ndërtuar me këtë shpejtësi. Pista është gati. Po bëhen përgatitjet e fundit. Ky aeroport do të jetë dera ajrore e Karabakut".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın