Bota, Koronavirusi

Polonia regjistron numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e reja çuan numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 299.049 dhe numrin e vdekjeve në 4.851

Rabia İclal Turan  | 28.10.2020 - Përdıtësım : 29.10.2020
Polonia regjistron numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19

Ankara

Polonia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 236 vdekje dhe 18.820 raste nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e reja çuan numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 299.049 dhe numrin e vdekjeve në 4.851.

Aktualisht në spitale në mbarë vendin po trajtohen 13.391 pacientë të prekura nga virusi, prej të cilëve 1.150 janë në kujdes intensiv.

Gjithsej 123.504 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, përfshirë 4.267 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın