Bota

Polonia reagon ndaj bisedave telefonike të Merkelit dhe Macronit me Lukashenkon dhe Putinin

Zëdhënësi i qeverisë polake, Müller tha se nuk është e drejtë biseda e Merkelit dhe Macronit me Putinin dhe Lukashenkon lidhur me krizën e migrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni

Mehmet Yılmaz, Aşkın Kıyağan   | 17.11.2021
Polonia reagon ndaj bisedave telefonike të Merkelit dhe Macronit me Lukashenkon dhe Putinin

Varshavë

Qeveria e Polonisë ka reaguar ndaj bisedave telefonike të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me krizën e migrantëve në kufirin me Bjellorusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Müller për televizionin publik TVP Info tha se nuk është e drejtë biseda e kancelares Merkel dhe presidentit Macron me Putinin dhe Lukashenkon lidhur me krizën e migrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Ai tha se para bisedës mes Merkelit dhe Lukashenkos, ata janë informuar nga Gjermania. "Nëse jemi të sinqertë, më duket e çuditshme sepse në një farë kuptimi do të thotë pranim i zgjedhjes së tij (presidentit të Lukashenkos). E kuptoj situatën por nuk mendoj se është e drejtë", tha Müller.

Sipas tij, është normale që Gjermania dhe Franca të bisedojnë me zyrtarë rusë dhe bjellorusë, por se nuk kanë autoritet për këtë çështje, duke shtuar se mesazhi i dhënë ndaj Putinit dhe Lukashenkos lidhur me krizën në kufirin me Bjellorusinë është i drejtë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın