Bota

Politikanët afganë refuzojnë të marrin pjesë në takimin e paqes

Atmar dhe Nabil e quajtën konferencën e propozuar kombëtare si pjesë të fushatës politike të qeverisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Ekip   | 15.04.2019
Politikanët afganë refuzojnë të marrin pjesë në takimin e paqes

Kabul

Në një provë të qartë të përçarjes në rritje, politikanët kyç në Afganistan njoftuan se nuk do të marrin pjesë në konferencën e rëndësishme konsultuese të udhëhequr nga qeveria për paqen në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kandidatët presidencialë kryesor, Mohammad Haneef Atmar dhe Rehmatullah Nabil, njoftuan bojkotimin e konferencës së ardhshme konsultative të paqes “Loya Jirga”, që do të mbahet në kryeqytetin afgan, Kabul.

Në deklarata të veçanta, Atmar dhe Nabil e quajtën konferencën e propozuar kombëtare si pjesë të fushatës politike të qeverisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Atmar, një aleat i presidentit Mohammad Ashraf Ghani, dha dorëheqje vitin e kaluar si këshilltar i sigurisë kombëtare duke cituar dallimet si arsye. Nabil është ish-kreu i agjencisë së spiunazhit, Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë.

Të dy janë konkurrentët e presidentit Ghani në zgjedhjet e planifikuara në muajin shtator.

Dje, shefi ekzekutiv i ndarjes së pushtetit me presidentit Ghani, Abdullah Abdullah po ashtu u distancua nga konferenca Loya Jirga. Abdullah, i cili po ashtu është një kandidat presidencial, tha se ai nuk është konsultuar për këtë takim konstultativ.

Javën e kaluar, edhe talebanët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në takimin konstultativ.

Qeveria afgane do të mbaj takimin katër-ditor për të diskutuar marrëveshjen e propozuar të paqes me talebanët në kryeqytetin Kabul më vonë këtë muaj.

Javën e kaluar, sekretari i Këshillit të Lartë të Paqes, Mohammad Umer Daudzai, tha për AA se qeveria e Kabulit do të dëshironte që talebanët të bashkohen me rreth 2.500 përfaqësues publik afganë nga mbarë vendi për të ndarë pikëpamjet për një paqe të qëndryeshme në vend.

Militantët deri tani nuk kanë treguar prirje drejt bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me qeverinë afgane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın