Bota

Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në SHBA

Protestuesit u mblodhën para sinagogës ku u mbajt eventi dhe brohoritën slogane duke e mbajtur ish-ministrin Gallant përgjegjës për vrasjet e civilëve palestinezë në Rripin e Gazës

Dzihat Aliju  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në SHBA Foto: Lokman Vural Elibol / AA

Shkup

Në qytetin Livingston në New Jersey të SHBA-së, policia ndërhyri kundër protestuesve pro-palestinezë të cilët reaguan ndaj një programi ku mori pjesë ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant në një sinagogë, raporton Anadolu.

Protestuesit u mblodhën para sinagogës ku u mbajt eventi dhe brohoritën slogane duke e mbajtur ish-ministrin Gallant përgjegjës për vrasjet e civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Pasi protestuesit bllokuan disa rrugë, policia shpërndau turmën dhe arrestoi disa prej tyre.

Programi i titulluar "Një bisedë me gjeneralin Yoav Gallant", u përqendrua në sigurinë e Izraelit dhe sfidat rajonale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın