Bota

Policia izraelite vret një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar

Policia në një deklaratë theksoi se është neutralizuar një person që kreu sulm në Qytetin e Vjetër

Enes Canlı  | 21.11.2021 - Përdıtësım : 22.11.2021
Policia izraelite vret një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar

Kuds

Policia izraelite qëlloi për vdekje një palestinez me arsyetimin se "kreu sulm të armatosur" në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të policisë izraelite thuhet se në sulmin e armatosur në Qytetin e Vjetër janë plagosur dy civilë dhe dy policë, dhe se në vendin e ngjarjes janë dërguar përforcime policore dhe se sulmuesi është neutralizuar.

Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik izraelit KAN raporton se një civil i plagosur vdiq dhe se ishte një kolon hebre. Channel 12 tha se sulmi u krye nga një palestinez i cili u vra në vendin e ngjarjes.

Burimet lokale raportojnë se forcat izraelite kanë mbyllur të gjitha hyrjet në Qytetin e Vjetër dhe kompleksin Al-Aksa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın