Bota

Policia izraelite ndërhyn ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor

Policia izraelite ndërhyri me plumba plastikë dhe shok-bomba kundër të rinjve palestinezë që synonin të tubohen në Portën e Damaskut me qëllim për të protestuar sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Esat Fırat  | 18.05.2021 - Përdıtësım : 19.05.2021
Policia izraelite ndërhyn ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor Foto: Mostafa Alkharouf / AA

Kuds

Policia izraelite ka ndërhyrë ndaj të rinjve palestinezë që synonin të tubohen në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite ndërhyri me plumba plastikë dhe shok-bomba kundër të rinjve palestinezë që synonin të tubohen në Portën e Damaskut me qëllim për të protestuar sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Policia izraelite përdori plumba plastikë, shok-bomba dh makina uji që përdoren në ndërhyrjet ndaj ngjarjeve shoqërore.

Policia izraelite plagosi një person dhe arrestoi 3 të tjerë.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Tensionet në rajon u përshkallëzuan si pasojë e sulmit të Izraelit ndaj besimtarëve muslimanë gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor, si dhe plani izraelit për të dëbuar me forcë banorët e lagjes Sheikh Jarrah.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës më 10 maj i dhanë policisë izraelite një afat që të tërhiqen nga lagjja Sheikh Jarrah dhe xhamia Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Sheikh Jarrah dhe xhamia Al-Aksa, grupet rezistencës palestineze lëshuan disa raketa ndaj Izraelit.

Pas kësaj ushtria izraelite njoftoi fillimin e operacionit ushtarak "Mbrojtësit e Mureve" kundër Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 213 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, ndërsa janë plagosur 1.442 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın