Bota

Policia izraelite bastis shtëpinë e imamit të Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ekrima Sabri

"Policët izraelitë bastisjen e tyre e kryen në orët e para të mëngjesit duke krijuar një atmosferë frike dhe paniku pa marrë parasysh moshën e avancuar të Sheikh Sabri", thuhet në deklaratë

Esat Fırat   | 10.10.2021
Policia izraelite bastis shtëpinë e imamit të Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ekrima Sabri

Kuds

Policia izraelite kreu një bastisje në shtëpinë e Sheikh Ekrima Sabri, imamit të Xhamisë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA nga Zyra e Sheikh Ekrima Sabri, thuhet se policët izraelitë kryen bastisje në shtëpinë e Sabri e cila ndodhet në lagjen Es-Sawana në Kudsin Lindor nën pushtim.

Policët izraelitë bastisjen e tyre e kryen në orët e para të mëngjesit duke krijuar një atmosferë frike dhe paniku pa marrë parasysh moshën e avancuar të Sheikh Sabri, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se gjatë bastisjes policët i dorëzuan Sheikh Sabri njoftimin e hetimit të Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme Izraelite Shin-Bet (Shabak) dhe se imami i Xhamisë Al-Aksa aktualisht ndodhet nën hetim në qendrën e paraburgimit Russian Compound (Al-Maskubiya) në Kudsin Perëndimor.

Ndërkohë nga policia izraelite nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me bastisjen.

Sheikh Sabri, përpara se të kalojë në qendrën e paraburgimit Russian Compound (Al-Maskubiya) në një deklaratë për shtypin palestinez tha se kërkesa për hetimin në fjalë mund të jetë kryer për shkak të reagimit lidhur me miratimin e gjykatës izraelite për adhurim "në heshtje" të hebrenjve në Xhaminë Al-Aksa.

Ish-myftiu i Kudsit-Palestinës dhe aktualisht në detyrën e kryetarit të Delegacionit të Lartë Islam në Kuds, Sheikh Sabri edhe më parë është arrestuar disa herë nga forcat izraelite.

Autoritetet izraelite herë pas here kanë dhënë ndëshkim për largim nga Xhamia Aksa ndaj Sheikh Sabri, ndërkohë ndaj të cilit ende zbatojnë edhe ndalesën për daljen jashtë vendit ndaj tij.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın