Bota, Koronavirusi

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim, SHBA nuk ndaloi sulmet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë gjatë COVID-19

SHBA pavarësisht thirrjeve për armëpushim të OKB-së, vazhdoi sulmet në Irak, Siri dhe Somali

Kasım İleri   | 22.05.2020
Pavarësisht thirrjeve për armëpushim, SHBA nuk ndaloi sulmet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë gjatë COVID-19

Washington

Administrata e SHBA-së, e cila nuk respektoi thirrjet globale për armëpushimi të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në 5 muajt e fundit zhvilloi rreth 100 sulme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të pandemisë në shumë rajone të botës përleshjet u ndaluan ose ngadalësuan, por SHBA pavarësisht thirrjeve për armëpushim të OKB-së, vazhdoi sulmet në Irak, Siri dhe Somali.

Komanda e Forcave Amerikane në Afrikë (AFRICOM) në Somali që nga muaji janar ka kryer 41 sulme.

Sipas lajmit të përpiluar nga ueb faqja e lajmeve amerikane Vice News, sulmet në 5 muajt e parë të vitit 2020 në Somali kanë tejkaluar numrin total të sulmeve gjatë dy periudhave të presidencës së ish-presidentit amerikan Barack Obama.

SHBA, mes viteve 2008-2017 në Somali kishte zhvilluar 36 sulme.

Sipas organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në këto sulme kanë humbur jetën dhjetëra civilë, ndërsa AFRICOM ka njoftuar se i ka kryer ndaj organizatës terroriste Esh-Shebab në Somali.

Ndërkohë, SHBA sulmet i vazhdoi edhe në frontin Irak-Siri.

Koalicioni anti-DEASH nën udhëheqjen e SHBA-së, në Irak dhe Siri gjatë muajit janar zhvilloi 8 sulme, në shkurt 18 dhe në muajin mars 28 sulme.

Nga koalicioni ende nuk është bërë e ditur bilanci i sulmeve të muajit prill dhe maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın