Bota

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite plagos 5 palestinezë në Gaza

Mbrojtja Civile e Gazës tha se pesë persona, përfshirë dy gra dhe dy fëmijë, u plagosën në zjarrin izraelit nga automjete ushtarake drejt shtëpive në lagjen Al-Tuffah të qytetit të Gazës

Betül Yılmaz  | 02.12.2025 - Përdıtësım : 02.12.2025
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite plagos 5 palestinezë në Gaza

Gaza/Stamboll

Ushtria izraelite plagosi pesë palestinezë sot në qytetin e Gazës, në shkeljen e fundit të marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Mbrojtja Civile e Gazës tha se pesë persona, përfshirë dy gra dhe dy fëmijë, u plagosën në zjarrin izraelit nga automjete ushtarake drejt shtëpive në lagjen Al-Tuffah të qytetit të Gazës.

Ekipet e mbrojtjes civile në koordinim me Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), evakuuan dhjetëra civilë që ishin rrethuar nga forcat izraelite që nga mbrëmë nën zjarrin intensiv nga tanket dhe dronët.

Kohët e fundit, qyteti i Gazës së bashku me Khan Younisin dhe Rafahun në jug, kanë qenë objektivi kryesor i sulmeve izraelite në enklavë, pasi ushtria çdo ditë godet pjesët lindore të qyteteve, të cilat bien nën zonën e verdhë të kontrolluar nga ushtria.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 356 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 900 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në sulmet brutale që e lanë enklavën në rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın