Bota

Pas vaksinimit kundër COVID-19 raportohet vdekja e parë në Indi

Në fatalitetin e parë të tillë që kur vendi nisi fushatën e vaksinimit masiv të shtunën, Mahipal Singh raportoi mungesë frymëmarrje dhe shqetësim në gjoks para se të vdiste brenda 24 orëve nga marrja e një doze të vaksinës

Ekip   | 18.01.2021
Pas vaksinimit kundër COVID-19 raportohet vdekja e parë në Indi

New Delhi

Një infermier 46-vjeçar në një spital publik në Indinë veriore ka humbur jetën pak kohë pasi u vaksinua kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në fatalitetin e parë të tillë që kur vendi nisi fushatën e vaksinimit masiv të shtunën, Mahipal Singh raportoi mungesë frymëmarrje dhe shqetësim në gjoks para se të vdiste brenda 24 orëve nga marrja e një doze të vaksinës Covishield të prodhuar nga Instituti Serum i Indisë dhe zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. 

Duke folur për AA, shefi mjekësor i spitalit të rrethit Moradabad, ku Singh shërbeu në shtetin Uttar Pradesh, konfirmoi se ai kishte raportuar djegie në zemër, ngushtësi dhe iu dha trajtim mjekësor të dielën, por ndërroi jetë.

"Nëntëdhjetë e një imunizime ndodhën në seancën ku Singh u dha vaksina. Ne nuk kemi marrë ndonjë ankesë tjetër përveç ngjarjeve të vogla anësore të etheve dhe dhimbjes së kokës, e cila pritej. Ende jemi duke kërkuar shkakun", tha dr. MC Garg Garg, i cili shtoi se në gjashtë seanca të shtunën, gjithsej 479 njerëz u imunizuan në spital.

"Ai ishte pak i sëmurë para se të merrte vaksinën, por gjendja e tij u përkeqësua pas dozës të shtunën. Ne e çuam menjëherë në spital", theksuan për mediat lokale anëtarët e familjes së Singh.

Një raport pas vdekjes i kryer nga spitali konstatoi se shkaku i vdekjes ishte shoku kardiogjen për shkak të sëmundjes kardiopulmonare.

"Një sasi e madhe e gjakut të mpiksur u pa në arteriet kryesore dhe dhomat e zemrës. Vdekja për shkak të shokut kardiogjenik për shkak të një sëmundjeje kardiopulmonare ", thuhet në raportin e spitalit.

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se rreth 447 ngjarje anësore pas imunizimit ishin raportuar në vend. Nga këto, thuhet se tre duhej të shtroheshin në spital.

Gjithsej 224.301 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar me vaksinën COVID-19 në dy ditët e para. Që nga e hëna në mëngjes numri i përditshëm i rasteve të COVID-19 në Indi ka rënë në 13.788 në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë që shifra bie nën 15.000 që nga mesi i qershorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın