Bota

Pas sulmit amerikan, vritet lideri i Al-Kaedës në Afganistan, Al-Zawahiri

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden konfirmoi se pas një sulmi ajror në Afganistan është vrarë lideri i Al-Kaedës, Ayman Al-Zawahiri

Islam Doğru  | 02.08.2022 - Përdıtësım : 03.08.2022
Pas sulmit amerikan, vritet lideri i Al-Kaedës në Afganistan, Al-Zawahiri

New York

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden konfirmoi se pas një sulmi ajror në Afganistan është vrarë lideri i Al-Kaedës, Ayman Al-Zawahiri, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden në deklaratën për media në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, tha se është konstatuar se Zawahiri fshihej me familjen e tij në Kabul dhe se me miratimin e tij të dielën është kryer një operacion me dron.

"Zawahiri shkoi dhe nuk do ta bëjë më kurrë Afganistanin një strehë të sigurt për terroristët dhe ne do të sigurohemi për këtë. Ky lider terrorist nuk është më", tha Biden.

Sipas tij, me operacionin ndaj Zawahirit është përmbushur "drejtësia" ndërsa me këtë u është ofruar lehtësim familjeve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

"Ne e bëmë të qartë përsëri se sado kohë të zgjasë, kudo që të fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, SHBA-ja do t'ju gjejë dhe do t'ju nxjerrë jashtë", u shpreh Biden.

Biden e cilësoi "si një sukses" operacionin ndaj Zawahirit, duke i falënderuar njësitë e inteligjencës amerikane lidhur me "këmbënguljen dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.