Bota

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

"Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës", tha zëdhënësi i Hamasit, Barhoum

Hacer Başer  | 18.06.2021 - Përdıtësım : 18.06.2021
Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Gaza

Pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në Gaza, Hamasi kërcënoi se do të kundërpërgjigjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum në një deklaratë me shkrim tha se "Bombardimet e pushtuesit izraelit ndaj pozicioneve të rezistencës janë një shfaqe që qeveria e re e bën për të rregulluar moralin e ushtarëve dhe komandantëve të tij që ndodhen në situatë të keqe për shkak të operacionit ‘Shpata e Kudsit‘".

"Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës", tha Barhoum.

Deklarata e ushtrisë së Izraelit për sulmin

Në anën tjetër ushtria e Izraelit në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter theksoi se "Sulmet në qytetin e Gazës dhe Khan Yunis, janë kryer për shkak të balonave me zjarr që vazhdojnë të dërgohen në anën e Izraelit".

Më tej në deklaratë thuhet se ushtria është përgjegjëse për ato që ndodhin në Rripin e Gazës dhe se do të vazhdohet të vendosen në objektiv strukturat ushtarake të Hamasit.

Ushtria izraelite në orët e mbrëmjes kreu sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupeve të rezistencës palestineze në rajonin Beit Lahia në veri të Gazës dhe ndaj qytetit Khan Yunis.

Avionët izraelitë vendosën në objektivin e tyre edhe tokat bujqësore në veri të Gazës.

Ministria e palestineze e Shëndetësisë në Gaza deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka pasur apo jo ndonjë humbje jete si pasojë e sulmit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın