Politikë, Bota

Partia Socialiste e Francës do të dalë me kryebashkiaken e Parisit në zgjedhjet presidenciale

Anne Hidalgo mori 72 për qind të votave nga anëtarët e partisë

Yusuf Özcan   | 15.10.2021
Partia Socialiste e Francës do të dalë me kryebashkiaken e Parisit në zgjedhjet presidenciale

Paris

Partia Socialiste e Francës zgjodhi kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo si kandidaten për presidente të enjten vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hidalgo fitoi mbi 72 për qind të votave të hedhura nga anëtarët e partisë me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, njoftoi sekretari i parë i partisë, Olivier Faure.

Hidalgo fitoi ndaj kundërkandidatit të saj, ish-ministrin e Bujqësisë dhe kryebashkiakun e Le Mans, Stephane Le Foll.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 10 prill 2022. Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën absolute, është paraparë raundi i dytë i cili do të mbahet më 24 prill midis dy kandidatëve që marrin më shumë vota.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın