Bota

Parlamenti katalonjas njeh të ashtuquajturën administratën autonome të shpallur nga YPG/PKK-ja në Siri

Në Parlamentin e administratës autonome të Katalonjës u miratua projektligji i titulluar "Angazhimi i Katalonjës për rindërtimin e Kurdistanit"

Şenhan Bolelli  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Parlamenti katalonjas njeh të ashtuquajturën administratën autonome të shpallur nga YPG/PKK-ja në Siri

Madrid

Parlamenti i administratës autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës ka njohur të ashtuquajturën administratën autonome të shpallur nga organizata terroriste YPG/PKK në verilindje të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Parlamentin e administratës autonome të Katalonjës u miratua projektligji i titulluar "Angazhimi i Katalonjës për rindërtimin e Kurdistanit".

Projektligji i përbashkët që u miratua në një votim në parlament u paraqit nga partitë e koalicionit në pushtet që udhëheqin iniciativat pro-pavarësisë në Katalonjë, nga partitë E majta republikane e Katalonjës (ERC), Së Bashku për Katalonjën (Junts), Kandidatura e Uniteti Popullor (CUP), Së Bashku ne Mundemi (ECP).

Parlamenti i administratës autonome të Katalonjës i cili në njërën prej 4 pikave në projektligj njeh të ashtuquajturën administratën autonome të shpallur nga organizata terroriste YPG/PKK në verilindje të Sirisë, bëri thirrjen që "Institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile katalonjase të tregojnë solidarizim dhe të formojnë marrëdhënie institucionale me këtë administratë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.