Bota

Paris, shpërthen zjarri në katedralen e famshme Notre Dame

Mediat lokale raportojnë se kulmi i katedrales është shkatërruar plotësisht

Natalia Torres Hernandez   | 15.04.2019
Paris, shpërthen zjarri në katedralen e famshme Notre Dame Foto: Mustafa Dilekli/AA

Paris

Një zjarr i madh ka shpërthyer në katedralen e famshme mesjetare Notre Dame të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Krerët e rajonit reagojnë në lidhje me zjarrin në katedralen Notre Dame

“Një zjarr i tmerrshëm ka shpërthyer në Notre Dame de Paris. Zjarrfikësit po përpiqen të kontrollojnë flakët”, tha në twitter sekretari i Parisit, Anne Hidalgo.

Mediat lokale raportojnë se kulmi i katedrales është shkatërruar plotësisht.

Laurent Nunez, sekretar shtetëror i ministrit të brendshëm, tha se deri tani nuk janë raportuar viktima.

Shkaku i zjarrit ende është i panjohur.

Notre Dame, që do të thotë “Zonja jonë” është një nga pikat më të rëndësishme turistike të Parisit dhe daton që nga viti 1345.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın