Bota

Paris, në kuadër të masave kundër COVID-19 ndalohet konsumimi i alkoolit në dy rajone

Në kuadër të masave kundër koronavirusit në dy rajone të kryeqytetit të Francës, Paris, është ndaluar konsumimi i alkoolit në kohë të caktuar

Alaattin Doğru   | 23.02.2021
Paris, në kuadër të masave kundër COVID-19 ndalohet konsumimi i alkoolit në dy rajone

Paris

Në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në dy rajone të kryeqytetit të Francës, Paris, është ndaluar konsumimi i alkoolit në kohë të caktuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë thuhet se me ngrohjen e motit në Paris gjatë fundjavës janë vërejtur tubime të turmave me burim konsumimin e alkoolit.

"Konsumimi i pijeve të alkoolit duke përgatitur terren për tubime të turmave në vendet publike, krijon shkelje të masave pandemike për shkak të mundësisë së përshpejtimit të përhapjes së virusit në një periudhë kur gjendja shëndetësore është e brishtë", thuhet në deklaratën ku shtohet se është ndaluar konsumimi i alkoolit gjatë orës 11:00-18:00 në bulevardin "Buci" në rajonin 5 dhe në sheshin Contrescarpe në rajonin 6.

Më tej në deklaratë thuhet se ndalesa duke filluar nga sot do të jetë e vlefshme për 15 ditë.

Ndërsa ata që nuk zbatojnë këtë ndalesë do të gjobiten me 135 euro.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın