Bota

"Paqja për Afganistanin është një prioritet"

Khalilzad theksoi se procesi i paqes nuk do të ndikojë negativisht për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas disa muajsh

Sayed Khodaberdi Sadat  | 18.05.2019 - Përdıtësım : 19.05.2019
"Paqja për Afganistanin është një prioritet"

Kabul

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, tha se për SHBA-të prioritet është që luftës dhe dhunës në Afganistan t'i jepet fund me mënyra politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khalilzad, në deklaratën në rrjetet sociale, theksoi se populli afgan paqen e dëshiron më shumë se gjithçka.

Ai theksoi se procesi i paqes nuk do të ndikojë negativisht për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas disa muajsh. "Për Afganistanin në këtë moment paqja është prioritet, por duhet të bëhen edhe zgjedhjet", u shpreh Khalilzad.

Bisedimet e 6-ta të paqes të cilët zgjatën 9 ditë mes përfaqësuesve të talebanëve dhe Khalilzad kishin përfunduar javën e kaluar.

- Bisedimet për paqe në Afganistan

Talebanët, një kërcënim i madh për qeverinë e drejtuar nga presidenti afgan Eshref Gani, ende ruajnë dominimin e tyre në shumë rajone të vendit. Disa rajone të këtij vendi që janë nën kontrollin e talebanëve, ballafaqohen me probleme serioze të sigurisë.

Ende nuk është arritur në një rezultat pavarësisht se qeveria në vitet e kaluara në mënyrë të përsëritur ka treguar përpjekje për të zhvilluar bisedime paqësore me talebanët dhe ka formuar Këshill të Paqes.

Në periudhën e ish-presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, kontaktet mes administratës afgane dhe talebanëve planifikohej të zhvilloheshin në qershor të vitit 2013 në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por talebanët në zyrën ku pritej të zhvilloheshin takimet kishin vendosur tabelën dhe të ashtuquajturin flamur të "Emiratit Islam të Afganistanit", pas së cilës qeveria afgane u tërhoq nga negociatat.

Zyra u mbyll pas një muaji, ndërsa negociatat e paqes u pezulluan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.