Bota

Papua Guinea e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Gjeologët amerikanë thonë se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 27 kilometrash

Emre Aytekin  | 18.05.2019 - Përdıtësım : 20.05.2019
Papua Guinea e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Ankara

Një tërmeti prej gjashtë shkallësh sipas Rihterit ka goditur sot Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Amerikan i Gjeologjisë (USGS) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar në veri të vendit, më saktësisht 12 milje në juglindje të Taronit.

Gjeologët amerikanë thonë se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 27 kilometrash.

Ende nuk ka informata për viktima njerëzore.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Papua Guinenë e Re në fund të shkurtit të këtij viti la të vdekur 125 persona dhe mijëra të tjerë pa kulm mbi kokë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın