Bota, Koronavirusi

Papa Françesku pranoi dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha se Papa Françesku, në kuadër të vaksinimit që ka filluar në shtetin e Vatikanit, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Barış Seçkin   | 14.01.2021
Papa Françesku pranoi dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Vatikan

Prijësi i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, në një njoftim me shkrim tha se Papa Françesku, në kuadër të vaksinimit që ka filluar në shtetin e Vatikanit, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Bruni porositi se kundër koronavirusit është vaksinuar edhe papa emeritus Benedikt XVI, që ka 93 vjet.

Imunizimi kundër koronavirusit në Vatikan ka filluar dje.

Papa Françesku në intervistë për TG5 deklaroi se vaksinimi është “opsion etik” dhe se të gjithë duhet të vaksinohen, meqë bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e njerëzve tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın