Bota

Palestinezët do të padisin pjesëmarrësit në takimin e udhëhequr nga SHBA në Bahrein

Obaidat thekson se avokatët mund të ngarkohen me ngritjen e një padie kundër të gjithë pjesëmarrësve në takimin e udhëhequr nga SHBA-të, duke cituar se ngjarja "dëmton sigurinë e shtetit"

Mahmoud Barakat  | 25.06.2019 - Përdıtësım : 26.06.2019
Palestinezët do të padisin pjesëmarrësit në takimin e udhëhequr nga SHBA në Bahrein

Ramallah

Shoqata e Avokatëve Palestinezë (PBA) planifikon të ngrejë padi kundër pjesëmarrësve në konferencën e udhëhequr nga SHBA-të në Bahrein, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarja dyditore do të hapet sot në kryeqytetin Manama të Bahreinit, gjatë së cilës zyrtarët e SHBA-ve pritet të zbulojnë pjesën ekonomike të planit të tyre të paqes në Lindjen e Mesme, e njohur si "Marrëveshja e Shekullit".

Duke folur për AA, kreu i PBA-së, Jawad Obaidat, thekson se avokatët mund të ngarkohen me ngritjen e një padie kundër të gjithë pjesëmarrësve në takimin e udhëhequr nga SHBA-të, duke cituar se ngjarja "dëmton sigurinë e shtetit".

Obaidat tha se PBA i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm palestinez të ndërmarrë veprime kundër çdo palestinezi që mund të marrë pjesë në konferencë.

Takimi i Bahreinit do të kryesohet nga Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndërri i presidentit amerikan Donald Trump dhe nga i dërguari i tij në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt.

Shtatë vende arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Egjipti, Maroku, Jordania dhe nikoqiri Bahreini, kanë deklaruar se do të marrin pjesë në takim.

"Marrëveshja e Shekullit" ende nuk është zbuluar, megjithatë bazuar në raportimet në media parashikon të bëjë lëshime të mëdha për Izraelin lidhur me statusin e qytetit të Kudsit, si dhe lidhur me të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në shtëpitë e tyre në Palestinën historike.

Kudsi mbetet qendër e mosmarrëveshjes së gjatë me dekada të tëra në Lindjen e Mesme, me palestinezët që shpresojnë se Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez.

Autoriteti Palestinez me qendër në Ramallah tha se nuk do të marrin pjesë në Bahrein dhe kanë kundërshtuar ndonjë rol të SHBA-ve në procesin e ndërmjetësimit që nga njohja e diskutueshme e Kudsit si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın