Bota, Koronavirusi

Palestina regjistron 692 raste të reja dhe 9 vdekje nga COVID-19

Numri i të vdekurve në vend u rrit në 286, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi 44 mijë, duke përfshirë rreth 31 mijë të shëruar

Zehra Nur Düz   | 18.09.2020
Palestina regjistron 692 raste të reja dhe 9 vdekje nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ramallah

Palestina regjistroi sot 692 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 9 raste të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se virusi shkaktoi vdekjen e shtatë personave në Bregun Perëndimor të okupuar dhe nga një në Rripin e Gazës dhe Kudsin Lindor.

Numri i të vdekurve në vend u rrit në 286, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi 44 mijë, duke përfshirë rreth 31 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın