Bota

Palestina dënon hyrjen e presidentit izraelit Herzog në Xhaminë e Ibrahimit në El-Halil

Herzog vizitoi Xhaminë e Ibrahimit të dielën, më 28 nëntor, për të marrë pjesë në festimet për "Festën Hanukka"

Hamdi Yıldız   | 29.11.2021
Palestina dënon hyrjen e presidentit izraelit Herzog në Xhaminë e Ibrahimit në El-Halil

Ramallah

Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh, dënoi hyrjen e presidentit izraelit Isaac Herzog në Xhaminë Al-Haram Al-Ibrahimi në qytetin El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne jemi të zemëruar me bastisjen e Herzog-ut në Xhaminë e Ibrahimit", tha Shtayyeh në një deklaratë me shkrim.

Duke paralajmëruar për rrezikun e pasojave, Shtayyeh hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Herzog-ut se hebrenjtë kanë të drejta historike në qytetin El-Halil.

Shtayyeh tha se deklaratat e Herzog-ut kishin për qëllim të forconin më tej faktet e rreme në lidhje me qytetin arab musliman, përgatitjet për judaizimin e qytetit dhe kontrollimin e tij.

Shtayyeh nënvizoi se populli i qytetit është i ekspozuar ndaj diskriminimit dhe spastrimit etnik dhe se banorëve kryesorë të qytetit të lashtë, i cili është i dukshëm në karakterin e përgjithshëm të rrugëve dhe rrugicave, u kërkohet t'i nënshtrohen një regjimi aparteid.

Në shtypin izraelit thuhet se presidenti Herzog vizitoi Xhaminë e Ibrahimit të dielën, më 28 nëntor, për të marrë pjesë në festimet për "Festën Hanukka".

Xhamia e Ibrahimit në El-Halil të Bregut Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967, u mbyll pas një sulmi të fanatikut hebre Baruch Goldstein, i cili hapi zjarr ndaj muslimanëve që po falnin namazin e sabahut më 25 shkurt 1994 dhe kur u rihap, më shumë se gjysma e xhamisë ishte e rezervuar për hebrenjtë dhe xhamia u nda në pjesë.

Në sulm, i cili hyri në histori si "Masakra e Xhamisë së Ibrahimit", 29 palestinezë humbën jetën dhe më shumë se 150 të tjerë u plagosën".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın