Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Palestinë, mbi 1.700 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Prej rasteve ditore, 1.138 janë regjistruar në Rripin e Gazës, kurse 590 në Bregun Perëndimor dhe 46 në Kudsin Lindor

Mustafa Deveci   | 16.04.2021
Palestinë, mbi 1.700 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Kuds

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në territoret palestineze të okupuara dhe bllokuara ka arritur në 306.961, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 1.774 raste të reja pozitive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës të bllokuar.

Prej rasteve ditore, 1.138 janë regjistruar në Rripin e Gazës, kurse 590 në Bregun Perëndimor dhe 46 në Kudsin Lindor.

Ndërkaq, numri i të vdekurve ka shkuar në 3.223, me 19 viktima në 24 orët e fundit.

Së fundmi, në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, me një popullsi prej 5,2 milionë banorësh, ka filluar të bjerë numri i rasteve ditore me COVID-19, për shkak të masave parandaluese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın