Bota, Kulturë

Palaçoja italian argëton fëmijët në Mosul në përpjekje për t'i harruar gjurmët e luftës

Marco Rodari, i njohur si Claun il Pimpa, mbajti shfaqjen në zonën e Mosulit të Vjetër, me qëllimin që t’i argëtojë fëmijët dhe t’i bëjë t’i harrojnë gjurmët negative të luftës

Ekip  | 04.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
Palaçoja italian argëton fëmijët në Mosul në përpjekje për t'i harruar gjurmët e luftës ( Ismael Adnan Yaqoob - Anadolu Agency )

Mosul

Një palaço italian ka mbajtur një shfaqje në Mosul të Irakut për t’i argëtuar fëmijët në qytetin e shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

Marco Rodari, i njohur si Claun il Pimpa, mbajti shfaqjen në zonën e Mosulit të Vjetër, me qëllimin që t’i argëtojë fëmijët dhe t’i bëjë t’i harrojnë gjurmët negative të luftës.

Në qershor të vitit 2014, Mosuli u pushtua nga grupi terrorist DEASH, ndërsa qyteti u rimor në vitin 2017 nga ushtria irakiane me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja.

Lufta la mbrapa shkatërrim të madh dhe një numër të lartë viktimash.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın