Bota

Pakistani shpreson të dalë nga lista "gri" për financim të terrorizmit

Raporti që përfshin masat që Islamabadi ka ndërmarrë në katër muajt e fundit kundër personave dhe grupeve të përfshira në financimin e terrorizmit, u paraqit nga ministri Azhar

Ekip  | 12.09.2019 - Përdıtësım : 13.09.2019
Pakistani shpreson të dalë nga lista "gri" për financim të terrorizmit

Karaçi

Pakistani i ka paraqitur një raport të pajtueshmërisë Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), mbikëqyrësit global për financimin e terrorizmit, duke shpresuar të dalë nga lista "gri" e kësaj organizate ndërqeveritare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, raporti që përfshin masat që Islamabadi ka ndërmarrë në katër muajt e fundit kundër personave dhe grupeve të përfshira në financimin e terrorizmit, u paraqit nga ministri për Çështje Ekonomike, Hammad Azhar, gjatë një takimi të organizatës FATF në Tajlandë.

Takimi në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok do të zgjasë deri më 13 shtator.

Azhar tha se FATF do të përgatisë një raport mbi progresin e Islamabadit bazuar në një plan veprimi të përbërë prej 27 pikave dhe të negociuar midis dy palëve vitin e kaluar.

Ai shtoi se ishte i kënaqur nga procedurat e takimit dhe se shpreson për një rezultat pozitiv.

Mbikëqyrësi i 36 vendeve do të marrë një vendim për të hequr ose mbajtur Pakistanin në listën e zezë në seancën e saj plenare të planifikuar për t’u mbajtur në Paris në tetor të këtij viti.

Islamabadi ka qenë në radarin e mbikëqyrësit që nga qershori i vitit 2018, kur u vendos në listën "gri" për financimin e terrorizmit dhe për rreziqet e pastrimit të parave pas një vlerësimi të sistemit financiar të vendit dhe mekanizmit të sigurisë.

Turqia ishte i vetmi vend që kundërshtoi masën e mbështetur nga SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe India. Sidoqoftë, aleati i gjatë i Kinës, Islamabadi, abstenoi.

Pakistanit iu dha mundësia të dalë nga lista e zezë në një veprim të inicuar nga New Delhi këtë qershor, pasi Turqia, Kina dhe Malajzia e mbështetën atë.

Sipas statutit të organizatës FATF, mbështetja nga të paktën tre vende anëtare është kyçe për t’u larguar nga lista e zezë.

Muajt e fundit, Pakistani ka ndërmarrë disa hapa të mëdha në përputhje me planin e veprimit, i cili përfshin mos lejimin e transaksioneve në valutë të huaj pa një numër kombëtar të taksave dhe një ndalim të këmbimit të monedhës në shumë mbi 500 dollarë në tregun e hapur të valutave pa paraqitur një kopje të kartës së identitetit kombëtar.

Përveç kësaj, Islamabadi poashtu ka dënuar disa grupe militante dhe ka sekuestruar pasuritë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın