Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Pakistani regjistron mbi 4.000 raste të reja me COVID-19

Më 19 maj, Pakistani regjistroi 4.207 raste që ngadalë shënuan rënie në 663 deri më 21 qershor, por që atëherë ka shënuar rritje.

Islam Uddin   | 28.07.2021
Pakistani regjistron mbi 4.000 raste të reja me COVID-19

Islamabad

Pakistani sot ka raportuar mbi 4.119 raste të reja me COVID-19, shifra më e larta që nga 19 maji, ndërsa varianti Delta, lloji i koronavirusit i identifikuar për herë të parë në Indi, po përhapet në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 19 maj, Pakistani regjistroi 4.207 raste që ngadalë shënuan rënie në 663 deri më 21 qershor, por që atëherë ka shënuar rritje.

Këto shifra e çuan numrin e rasteve në mbi 1.015 milionë, tha Ministria e Shëndetësisë. Rreth 44 persona tjerë humbën jetën nga virusi, duke e çuar totalin në 23.133 ndërsa 935.742 janë shëruar deri më tani.

Pakistani ka përshpejtuar vaksinimin në javët e fundit dhe kushdo që është 18 vjeç e lart ka të drejtë për vaksinim. Mbi 27 milionë doza vaksine janë administruar deri më sot, me një rekord mbi 778 mijë doza në 24 orët e fundit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın