Islam Uddin
04 gusht 2026•Përditësim: 04 gusht 2026
Pakistani ka ftuar negociatorët kryesorë iranianë që të vizitojnë Islamabadin sa më shpejt që të jetë e mundur për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të rifilluar bisedimet e ngecura të drejtpërdrejta me SHBA-në, transmeton Anadolu.
Ministri i Jashtëm, Ishaq Dar foli me homologun e tij iranian Abbas Araghchi për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë përkeqësimin e situatës në Kudsin Lindor të pushtuar, tha Ministria e Jashtme Pakistanit në një deklaratë të hënën vonë.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, Ayaz Sadiq ftoi veçmas kryenegociatorin e Teheranit, Bagher Ghalibaf për të vizituar Pakistanin, tha një burim qeveritar për Anadolu, duke kërkuar anonimitetin pasi ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat.
Megjithatë, është e paqartë se kur zyrtarët iranianë do të vizitojnë Islamabadin. Kontaktet e fundit erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump anuloi sulmet e planifikuara ushtarake ndaj Iranit të shtunën.
Trump tha se aleatët i kishin kërkuar të ndalonte sepse një marrëveshje dukej e pashmangshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei tha të hënën se Teherani nuk ishte i angazhuar në negociata me SHBA-në.
Më herët të hënën, burime të qeverisë pakistaneze i thanë Anadolu-s se ende nuk është finalizuar asnjë datë apo vend për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të ngecura prej kohësh midis dy palëve ndërluftuese.