Bota, Koronavirusi

Pakistani do të marrë 15 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Gjermania

Ministri Shah Mahmood Qureshi tha se dozat do të sigurohen nën mekanizmin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Ekip  | 13.04.2021 - Përdıtësım : 13.04.2021
Pakistani do të marrë 15 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Gjermania

Karaçi

Pakistani deri në maj do të marrë 15 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) nga Gjermania, tha të hënën ministri i Jashtëm i këtij vendit, Shah Mahmood Qureshi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shah Mahmood Qureshi tha se dozat do të sigurohen nën mekanizmin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që synon sigurimin e barabartë të vaksinave COVID-19.

Deklaratat e tij erdhën në një postim në Twitter pasi u takua me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, si pjesë e një vizite treditore në Gjermani.

"Pas takimit tim me ministrin e Jashtëm Heiko Maas, jam i lumtur të njoftoj se Pakistani do të marrë 15 milionë doza të vaksinës COVID nën COVAX, me një angazhim që këto të dorëzohen deri në maj", tha ai.

Duke u ndeshur me një valë të tretë të virusit, Pakistani aktualisht po vaksinon punonjësit e linjës së parë të shëndetësisë dhe qytetarët që janë më të vjetër se 50-vjeç me vaksinën Sinopharm dhe CanSino të Kinës.

Spitalet private në qytetet e mëdha po ashtu kanë filluar vaksinimin me vaksinën Sputnik V të Rusisë të importuar nga një kompani farmaceutike.

Vendi i Azisë Jugore po ashtu ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinave AstraZeneca në Britaninë e Madhe dhe CoronaVac të Kinës. Sidoqoftë, të dy vaksinat ende nuk janë administruar.

Pakistani është vendosur të marrë "miliona doza" të vaksinave kundër COVID-19 gjatë javëve në vijim në mënyrë që të përshpejtojë fushatën e ngadaltë të imunizimit të vendit.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın