Bota

Pakistani dhe Gjermania diskutojnë për procesin e paqes në Afganistan

Të dy ministrat diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe midis Pakistanit dhe Gjermanisë, procesin e paqes në Afganistan dhe efektet e COVID-19

Muhammet Nazım Taşcı  | 29.04.2021 - Përdıtësım : 29.04.2021
Pakistani dhe Gjermania diskutojnë për procesin e paqes në Afganistan

Islamabad

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi me homologun e tij gjerman Heiko Maas kanë diskutuar për efektet e koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet midis dy vendeve dhe procesin e paqes në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit në një deklaratë njoftoi se ministri i Jashtëm gjerman Maas, i cili erdhi në Pakistan si pjesë e një vizite zyrtare, u takua me ministrin e Jashtëm Qureshi në kryeqytetin Islamabad.

Të dy ministrat diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe midis Pakistanit dhe Gjermanisë, procesin e paqes në Afganistan dhe efektet e COVID-19.

Ministri i Jashtëm pakistanez Qureshi tha se rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë është e rëndësishme për të luftuar pandeminë.

Ai informoi homologun e tij gjerman për mbështetjen e Pakistanit për një Afganistan paqësor dhe të qëndrueshëm dhe kontributin e tyre në procesin e paqes në vazhdim.

Theksohet zvogëlimi i dhunës dhe arritja e një armëpushimi

Duke treguar rëndësinë e përparimit të qëndrueshëm të palëve afgane drejt pajtimit politik të negociuar, Qureshi tha se është e rëndësishme të zvogëlohet dhuna dhe të arrihet një armëpushim.

Qureshi duke paralajmëruar kundër rolit të atyre që duan të prishin paqen tha se vendosja e paqes në Afganistan do të sjellë përfitime të konsiderueshme të tilla si lidhja rajonale dhe rritja e tregtisë.

Ministri i Jashtëm pakistanez vizitoi Gjermaninë më 11-13 prill.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın