Bota, Shëndetësi

Pakistani bëhet vendi i 18-të në botë që mund të prodhojë stentin e zemrës

Kompleksi i parë i vendit për prodhimin e unazave të zemrës nën strukturën e Universitetit të Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë (NUST) në kryeqytetin Islamabad u hap nga kryeministri Imran Khan

Muhammet Nazım Taşcı   | 16.10.2020
Pakistani bëhet vendi i 18-të në botë që mund të prodhojë stentin e zemrës

Islamabad

Pakistani u bë vendi i 18-të në botë që mund të prodhojë stent (unazë) të zemrës, me kompleksin e hapur sot nga kryeministri pakistanez, Imran Khan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve ne shtypin pakistanez, kompleksi i parë i vendit për prodhimin e unazave të zemrës nën strukturën e Universitetit të Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë (NUST) në kryeqytetin Islamabad u hap nga kryeministri Khan.

Në një fjalim në ceremoninë e hapjes, Khan shprehu lumturinë dhe përgëzimet ndaj universitetit, sipas tij, për suksesin në fjalë.

Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrisë së Pakistanit u theksua se Pakistani me këtë kompleks u bë vendi i 18-të në botë që mund të prodhojë stenta (unaza) të zemrës.

Në anën tjetër, këshilltari i kryeministrit pakistanez, Dr. Shahbaz Gill, në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter, vuri në dukje se Pakistani është vendi i dytë musliman në botë pas Turqisë që mund të prodhojë unaza të zemrës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın