Bota

Pakistan, rrugët zbukurohen me fotografitë e presidentit Erdoğan

Në bulevardin "Constitution" në të cilin ndodhen ndërtesat shtetërore, në rrugët përgjatë aeroportit dhe ato para hotelit ku do të qëndrojë Erdoğan në kryeqytetin Islamabad, janë vendosur fotografi të presidentit Erdoğan

Behlül Çetinkaya   | 12.02.2020
Pakistan, rrugët zbukurohen me fotografitë e presidentit Erdoğan Foto: Muhammed Semih Uğurlu/AA

Islamabad

Pakistani është përgatitur për vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa rrugët janë zbukuruar me fotografinë e Erdoğanit dhe flamuj turq, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bulevardin "Constitution" në të cilin ndodhen ndërtesat shtetërore, në rrugët përgjatë aeroportit dhe ato para hotelit ku do të qëndrojë Erdoğan në kryeqytetin Islamabad, janë vendosur fotografi të presidentit Erdoğan dhe posterë në turqisht dhe anglisht të cilat shpjegojnë miqësinë mes dy vendeve.

Në posterët mbi të cilat ndodhet fotografia e presidenti turk Erdoğan, presidentit pakistanez Arif Alvi dhe kryeministrit Imran Khan janë të shkruara në turqisht dhe anglisht shprehjet "Rroftë vëllazëria Turqi-Pakistan" dhe "dy vende një popull".

Erdoğan më parë ka vizituar nentë herë Pakistanin, ku do të zhvillojë vizitë zyrtare më 13-14 shkurt. Në tre prej vizitave të tij Erdoğan ka mbajtur fjalim para senatorëve dhe deputetëve në Parlament. Ai është bërë lideri i huaj që ka mbajtur më shumë fjalime në Parlamentin e Pakistanit.

Presidenti Erdoğan të premten do të mbajë fjalim për të katërtën herë në Parlamentin e Pakistanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın