Bota

Pakistan: Nuk shohim asnjë ndryshim në sjelljen armiqësore të Indisë

Ahmad deklaroi se Pakistani është i përkushtuar për marrëdhënie paqësore me fqinjët e tij, përfshirë Indinë

Muhammet Nazım Taşcı  | 13.01.2022 - Përdıtësım : 13.01.2022
Pakistan: Nuk shohim asnjë ndryshim në sjelljen armiqësore të Indisë

Islamabad

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Asim Iftikhar Ahmad, ka deklaruar se India është përgjegjëse për krijimin e një mjedisi të favorshëm për dialog, por se qëndrimet armiqësore dhe negative të New Delhit nuk kanë ndryshuar dukshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në kryeqytetin Islamabad, Ahmad deklaroi se Pakistani është i përkushtuar për marrëdhënie paqësore me fqinjët e tij, përfshirë Indinë.

Duke deklaruar se është përgjegjësi e Indisë të krijojë një mjedis të favorshëm për dialog, Ahmad tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të dukshëm në qëndrimet armiqësore dhe negative të New Delhit.

Duke theksuar se Pakistani do të vazhdojë të ngrejë çështjen e Kashmirit dhe të drejtat e popullit të shtypur të Xhamu&Kashmirit në të gjitha forumet ndërkombëtare, Ahmed tha se "të paktën 15 kashmiras kanë qenë viktima të konflikteve të rreme që nga fillimi i këtij viti dhe të paktën 210 kashmiras u martirizuan në vitin 2021”.

Ahmad i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë Indinë përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut në Jammu dhe Kashmir.

Nga ana tjetër, Ahmad tha se kryeministri, Imran Khan do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore 2022, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Pekin të Kinës

- Çështja e Kashmirit

Kur Britania u tërhoq nga India, të cilën e sundonte si koloni, në vitin 1947, Kashmiri, që ishte një principatë në atë kohë, u përball me zgjedhjen e bashkimit me Indinë ose Pakistanin e sapo pavarur.

Edhe pse populli i Kashmirit, popullsia e të cilit është 90 për qind muslimane, mbajtën qëndrim në favor të bashkimit me Pakistanin në vitin 1947, princi i kohës vendosi të bashkohej me Indinë.

Populli musliman i Kashmirit e kundërshtoi vendimin. Palët luftuan për herë të parë në vitin 1947, kur Pakistani dhe India dërguan trupa në rajon. Për të njëjtën arsye, lufta shpërtheu midis dy vendeve në vitet 1965 dhe 1999.

Si rezultat i armëpushimit të përkohshëm pas luftërave, 45 për qind e Xhamu&Kashmirit mbetën nën kontrollin indian dhe 35 për qind pakistanez. Një pjesë prej 20 për qind në lindje të rajonit iu dha Kinës fqinje.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSB), me rezolutat e tij të marra që nga viti 1948, parashikon çmilitarizimin e Kashmirit dhe përcaktimin e së ardhmes së tij me votë popullore.

Ndërsa administrata indiane miraton një qëndrim kundër referendumit, Pakistani dëshiron që të zbatohen rezolutat e KS të OKB-së.

Dhjetëra mijëra civilë, kryengritës dhe roje sigurie të lidhur me forcat qeveritare kanë humbur jetën në konfliktet që kanë zgjatur prej vitesh në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın