Bota

Pakistan, 18 të vdekur në një aksident rrugor

Aksidenti ndodhi në rrethin Khuzdar të provincës Balochistan të premten në mëngjes

Islam Uddin   | 11.06.2021
Pakistan, 18 të vdekur në një aksident rrugor

Islamabad

Së paku 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan kur një autobus me shpejtësi që transportonte pelegrinë u përmbys në një autostradë në Pakistanin jugperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Radio Pakistanit, aksidenti ndodhi në rrethin Khuzdar të provincës Balochistan të premten në mëngjes

Të plagosurit janë transferuar në një spital qeveritar dhe në një spital ushtarak në rrethin Khuzdar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın