Bota

Përmes korridorit të drithit janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë

Gjithsej 524 anije me ngarkesa drithëra u nisën nga Ukraina

Özcan Yıldırım  | 04.12.2022 - Përdıtësım : 05.12.2022
Përmes korridorit të drithit janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë

Ankara

Nga "korridori i drithit" të formuar me përpjekjet e Türkiye-s për të eliminuar rrezikun e "krizës ushqimore" si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, deri më sot janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë me 524 anije, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria Kombëtare turke e Mbrojtjes, rikujtohet se anija e parë e ngarkuar me misër u nis nga Ukraina më 1 gusht 2022.

Gjithsej 524 anije me ngarkesa drithëra u nisën nga Ukraina. "Këto anije transportuan më shumë se 13 milionë tonë drithë. Anijeve iu dorëzuan artikuj ushqimorë si misër, grurë, ushqim luledielli për kafshët, vaj luledielli, panxhar sheqeri, sojë, bizele dhe elb", thuhet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.