Bota

Përmbytje në SHBA, në një automobil gjendet kufoma e gruas shtatzënë

Shefi i policisë Douglas, John Dzurek, deklaroi se pjesëtarët e shërbimit të shpëtimit me telefon kanë biseduar me gruan të cilën uji e përfshiu teksa ishte në automjet, pas çka erdhi deri te ndërprerja e lidhjeve

Zehra Ulucak   | 12.07.2019
Përmbytje në SHBA, në një automobil gjendet kufoma e gruas shtatzënë

Pittsburgh

Kufoma e një gruaje shtatzënë dhe djalit të saj tetë vjeçar janë gjetur në një automobil, të cilin e kishte kapluar uji gjatë përmbytjeve në shtetin federal amerikan të Pennsylvania-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë Douglas, John Dzurek, deklaroi se pjesëtarët e shërbimit të shpëtimit me telefon kanë biseduar me gruan të cilën uji e përfshiu teksa ishte në automjet, pas çka erdhi deri te ndërprerja e lidhjeve.

Dzurek tha se pas kërkimit pesë orësh gjetën automobilin në bregun e lumit, në të cilin u gjetën edhe trupat e pa jetë të gruas shtatzënë dhe djalit të saj tetë vjeçar.

Departamenti amerikan për meteorologji për shkak të përmbytjeve ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të Pennsylvania-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın