Bota

Përfundojnë bisedimet në Doha mes SHBA-ve dhe talebanëve

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahit, i cili ka folur për televizionin Al Jazeera të Katarit, ka bërë të ditur se mbrëmë ka përfunduar raundi i 8-të i bisedimeve të zhvilluara mes SHBA-ve dhe talebanëve në Doha

Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Ayşe Sümeyra Aydoğdu   | 13.08.2019
Përfundojnë bisedimet në Doha mes SHBA-ve dhe talebanëve

Doha

Ka përfunduar raundi i 8-të i bisedimeve mes SHBA-ve dhe talebanëve të zhvilluara në kryeqytetin e Katarit, Doha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahit, i cili ka folur për televizionin Al Jazeera të Katarit, ka bërë të ditur se mbrëmë ka përfunduar raundi i 8-të i bisedimeve të zhvilluara mes SHBA-ve dhe talebanëve në Doha.

Duke i përshkruar bisedimet si "konstruktive dhe të gjata", ai tha se palët do të këshillohen me liderët e tyre rreth hapave të ardhshëm.

Ndërkohë Emiri i Katarit, Temim bin Hamed Al Thani dhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten e kaluar diskutuan gjithashtu zhvillimet në bisedimet mes talebanëve dhe SHBA-ve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın