Bota, Operacioni Burimi i Paqes

Orban: Operacioni "Burimi i Paqes", çështje që i intereson edhe Hungarisë

"Ne i propozojmë BE-së që t'i jap Turqisë para që ajo të mund të ndërtojë qytete ku do të mund të kthehen sirianët që janë strehuar atje. Në të kundërtën këta njerëz do nisen drejt Evropës", tha Orban

Mehmet Yılmaz  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Orban: Operacioni "Burimi i Paqes", çështje që i intereson edhe Hungarisë

Budapest

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se refugjatët ose do të kthehen në Siri ose do të nisen për në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për kanalin hungarez Hir TV, Orban komentoi edhe operacionin "Burimi i Paqes", me ç'rast tha se përderisa e vlerësojnë operacionin e Turqisë marrin parasysh interesin kombëtar të Hungarisë, sepse kjo është një çështje që i intereson edhe Hungarisë.

Kryeministri hungarez tha se mbi 3 milionë refugjatë sirianë janë strehuar në Turqi dhe se Turqia në javët në vijim pritet të marrë vendim në lidhje me këto persona.

"Në Turqi mund të ndodhin dy gjëra, institucionet relevante në Ankara ose këta (sirianët) do t'i kthejë në Siri ose do të nisen drejt Evropës. Në rast se Turqia zgjedh të dytën, atëherë masa të mëdha të njerëzve do të mbërrijnë në kufijtë jugor të Hungarisë. Ne i propozojmë Bashkimit Evropian që t'i jap Turqisë para që ajo të mund të ndërtojë qytete ku do të mund të kthehen sirianët që janë strehuar atje. Në të kundërtën këta njerëz do nisen drejt Evropës", tha Orban.

Sipas tij, "gjendja e Hungarisë është e ndryshme nga vendet tjera të BE-së, sepse ata nuk janë fqinj me 'rrugën ballkanike' të migrimit. Ata janë të sigurtë se ne i mbrojmë".

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın