Bota

Orban: Fluksi i migracionit nuk mund të ndalet pa Turqinë

"Pa Turqinë, fluksi i migrantëve me miliona që drejtohen për në Hungari dhe Evropë nuk mund të ndalet", tha kryeministri hungarez

Fatih Hafız Mehmet   | 08.11.2019
Orban: Fluksi i migracionit nuk mund të ndalet pa Turqinë

Ankara

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka përshëndetur rolin e Turqisë në trajtimin e çështjes së migracionit, duke deklaruar se Turqia është çelësi për të ndalur fluksin e migracionit në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit të tij javor në radion kombëtare Kossuth, Orban çmoi vizitën e djeshme një-ditore në Hungari të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Orban tha se Hungaria do të jetë e sigurtë nëse Turqia dërgon refugjatët në Siri në vend të Evropës.

“Pa Turqinë, fluksi i migrantëve me miliona që drejtohen për në Hungari dhe Evropë nuk mund të ndalet”, theksoi Orban.

Ai rikujtoi se investitori miliarder George Soros kishte shkruar se Evropës i nevojiten një milion migrantë në vit.

“Fuqitë pro-migrantëve janë duke punuar për të larguar presidentin Erdoğan nga pozicioni i tij”, tha Orban.

Më tej Orban tha se "nëse nuk ka fuqi, stabitet dhe siguri në Turqi, kjo do të ndikojë që miliona migrantë të vijnë në Evropë dhe ta kthejnë në realitet ëndrrën e fuqive pro-migrantëve".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın