Bota

Opozitarët sirianë thirrje OKB-së për ndihmë për civilët e zhvendosur

Në letrën e tij, kryetari i Koalicionit Kombëtar të Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare, Anas al-Abda, tha mbi një milion civilë kanë mbetur të detyruar të migrojnë në zonat kufitare pranë Turqisë

Selen Temizer   | 10.09.2019
Opozitarët sirianë thirrje OKB-së për ndihmë për civilët e zhvendosur

Ankara

Kryetari i Koalicionit Kombëtar të Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare, Anas al-Abda, në një letër dërguar Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për ndihmë emergjente ndaj civilëve që kanë migruar në vijën kufitare me Turqinë si pasojë e sulmeve të regjimit dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Abda i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidentit dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Në letrën e tij duke përmendur krimet e kryera në Idlib nga regjimi i Asadit dhe Rusia, Abda ka bërë të ditur se shkatërrimi i gjerë i infrastrukturës civile, marrja nën kontroll nga regjimi i zonës periferike në veri të Hamas dhe pjesës periferike jugore të Idlibit si dhe rrethimi i disa zonave të tjera kanë përkeqësuar më tej vuajtjet e civilëve. 

Gjithashtu në letrën e tij Abda tha se më shumë se një milion civilë kanë mbetur të detyruar të migrojnë në zonat kufitare pranë Turqisë dhe se ata që po qëndrojnë nëpër çadra po përpiqen të jetojnë në territore që janë hapura.  

Kjo situatë i bën civilët që të mendojnë për t’u larguar në vendet përtej detit pavarësisht rreziqeve të ndryshme, tha Abda, duke i bërë thirrje OKB-së që në kuadër të rezolutave nr 2165 dhe 2449 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së të dërgojë ndihma në rajonet Idlib, Hama dhe Latakia që ndodhen në vijën kufitare me Turqinë. 

Po ashtu Abda ka nënvizuar se zgjidhja më e mirë për problemin e të zhvendosurve është përshpejtimi i procesit politik të përcaktuar në rezolutën 2254. 

"Rreth 400 mijë fëmijë nuk kanë shkolla ku të shkojnë. Në një kohë të afërt janë zhvendosur rreth 150 mijë dhe ata kanë nevojë urgjente për shërbimin e arsimit", ka theksuar në letrën e tij Adba. 

Nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator 2018 mes Turqisë dhe Rusisë e deri më tani në zonën e deeskalimit Idlib janë zhvendosur 945 mijë e 992 civilë. Ndërkohë në po të njëjtën periudhë nga sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë humbur jetën 1.282 civilë, përfshirë 219 gra dhe 341 fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın