Bota

Opozita siriane reagon ndaj Rusisë dhe Kinës për veton ndaj ndihmave ndërkombëtare

"Vetoja e Rusisë dhe Kinës, të cilat mbështesin regjimin e Asadit si në terren, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, është e papranueshme. Miliona civilë në nevojë do të preken"

Ethem Emre Özcan  | 08.07.2020 - Përdıtësım : 09.07.2020
Opozita siriane reagon ndaj Rusisë dhe Kinës për veton ndaj ndihmave ndërkombëtare

Ankara

ETHEM EMRE ÖZCAN

Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Sirisë, Abdurrahman Mustafa, reagoi kundër vetos ruse dhe kineze mbi rinovimin e mekanizmit që mundëson dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për miliona njerëz në Siri, duke thënë se me këtë hap, Rusia dhe Kina duan të privojnë nga ndihma dhe ndëshkojnë miliona nevojtarë të pastrehë të cilët nuk i janë nënshtruar regjimit të Bashar al-Asadit.

"Vetoja e Rusisë dhe Kinës, të cilat mbështesin regjimin e Asadit si në terren, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, është e papranueshme. Miliona civilë në nevojë do të preken", tha Mustafa për Anadolu Agency (AA) në lidhje me veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj mekanizmit të aktivizuar në vitin 2014 që mundësonte dërgimin e ndihmave ndërkufitare, i cili do të skadojë më 10 korrik.

Ai e dënoi vetën ruse dhe kineze, duke shtuar se hapi i djeshëm erdhi pikërisht në një ditë me raportin e Komisionit Hetimor të Sirisë të OKB-së i cili theksoi se regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer krime lufte në Idlib.

Duke nënvizuar se Rusia ka lënë miliona civilë të pastrehë duke mbështetur regjimin e Asadit në Siri, Mustafa tha se "Rusia dhe Kina duan të ndëshkojnë miliona civilë në nevojë, të cilët nuk i nënshtrohen regjimit të Asadit pavarësisht se janë të pastrehë, duke i privuar ata nga ndihma humanitare".

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të kryejë detyrën, duke theksuar se "ndihmat humanitare për popullin sirian nuk duhet ndërprerë përkundër iniciativave të Rusisë".

Reagim edhe nga SNC

Ndërkaq, Koalicioni Kombëtar i Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare (SNC), tha në një deklaratë të shkruar se "qëndrimi i Rusisë dhe Kinës është shembull i terrorizmit të organizuar politik që ndodh prej vitesh brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

Ai rikujtoi që Rusia dhe Kina kanë përdorur vazhdimisht të drejtën e vetos në favor të regjimit të Asadit në Siri.

"Rusia, pala kryesore që bëri krime dhe shkelje të të drejtave kundër popullit sirian, nuk lejoi votën për çështjet siriane, veçanërisht në lidhje me ndihmën humanitare. Rusia, e cila është palë në konflikt, nuk mund të jetë gjykatës", thuhet në deklaratë.

Ndihmat e OKB-së

Për të dërguar ndihma ndërkufitare në Siri, nevojitet rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit dje organizoi votim për rinovimin e mekanizmit në fjalë.

Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj projekrezolutës së paraqitur në këshill nga Gjermania dhe Belgjika.

Në kuadër të rezolutës aktuale të OKB-së, në Siri mund të dërgohen ndihme vetëm përmes Turqisë, nga vendkalimet kufitare Cilvegözü-Babulhava dhe Öncüpınar-Babusselame.

Pas votimit të djeshëm, Rusia deklaroi se do të paraqesë një kundër-rezolutë që ndihmat e OKB-së përgjatë gjashtë muajve të dërgohen vetëm përmes Babulhava-s.

Më herët, ndihmat në Siri dërgoheshin përmes katër pikave kufitare, përfshirë dy nga Turqia, por në janar ky numër u zvogëlua në dy pas vetos ruse dhe kineze. Dy pikat e tjera kufitare ishin në Jordani dhe Irak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın