Bota, Koronavirusi

Olimpisti italian Donato Sabia vdes nga COVID-19

Nga Komiteti Olimpik i Italisë theksuan se Sabia është olimpisti i parë italian që ka ndërruar jetë nga COVID-19

Ekip  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
Olimpisti italian Donato Sabia vdes nga COVID-19

Romë

Dy herë finalisti i garës olimpike të 800 metrave Donato Sabia ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të ditur sot Komiteti Olimpik i Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga KO i Italisë theksuan se Sabia është olimpisti i parë italian që ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Sabia në Lojërat Olimpike Verore në Los Angeles të vitit 1984 fitoi vendin e pestë në garat për 800 metra, që katër vite më vonë në Seul fitoi pozitën e shtatë.

Ai po ashtu fitoi në 800 metra në Kampionat.

Sabia ka vdekur në qytetin e tij të lindjes Potenza në jug të Italisë menjëherë pasi babai i tij gjithashtu vdiq nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın