Bota

OKB: Të paktën 43 të vdekur nga fundosja e një barke me migrantë në ujërat e Libisë

Dhjetë persona janë shpëtuar nga barka e fundosur dhe janë dërguar në breg nga ekipet e rojeve bregdetare të qytetit libian Zuvara, njoftohet në një deklaratë zyrtare

Bayram Altuğ  | 20.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
OKB: Të paktën 43 të vdekur nga fundosja e një barke me migrantë në ujërat e Libisë

Gjenevë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se të paktën 43 persona humbën jetën si rezultat i fundosjes së një barke me migrantë të parregullt në ujërat e Libisë në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare e Migracioninit (IOM), është shprehur shqetësim për marrjen e lajmit për fundosjen e barkës më 19 janar.

Deklarata thekson se të paktën 43 migrantë të parregullt humbën jetën në "aksidentin e parë tragjik me barkë" në Mesdhe në vitin 2021. Po ashtu thuhet se dhjetë persona janë shpëtuar nga barka e fundosur dhe janë dërguar në breg nga ekipet e rojeve bregdetare të qytetit libian Zuvara.

Siç raportohet, motori i barkës u ndal disa orë pasi ajo u nis nga qyteti Zaviye në orët e para të ditës së djeshme dhe u përmbys për shkak të kushteve të këqija të motit.

Shumica e migrantëve të parregullt të shpëtuar janë nga Bregu i Fildishtë, Nigeria, Gana dhe Gambia dhe të gjithë të vdekurit ishin nga vendet e Afrikës Perëndimore, njoftohet më tej.

Të dy institucionet e OKB-së i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar pas "aksidentit të fundit tragjik", duke kërkuar një rishikim urgjent të qasjeve ndaj situatës në Mesdhe.

Qindra migrantë të parregullt që u përpoqën të arrijnë në bregdetin evropian vdiqën në aksidente të ndryshme me barka në Mesdhe në vitin 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
OKB
Bu haberi paylaşın