Bota

OKB: Strategji të përbashkët për të luftuar dhunën në RD të Kongos

Sulmet e rebelëve ndaj civilëve shkaktuan protesta të mëdha në qytetin lindor Beni në muajt e fundit

Ekip   | 22.01.2020
OKB: Strategji të përbashkët për të luftuar dhunën në RD të Kongos

Ankara

OKB-ja ka kërkuar nga misioni i saj paqeruajtës dhe autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos që të hartojnë një strategji të përbashkët për të trajtuar pasigurinë në lindje të vendit si dhe shpërthimin e virusit Ebola, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e OKB-së erdhi pas "një vlerësimi të pavarur" ndaj sulmeve të dhunshme që dyshohet se janë kryer nga Forcat Demokratike Aleate, një grup rebel ugandez i cili thuhet se është aktiv në RD të Kongos.

"Ekipi i vlerësimit u përpoq të krijojë rrethanat rreth sulmeve në Beni që ndodhet në provincën Kivu Veriore si dhe sulmet në territorin Mambasa në provincën fqinje Ituri duke synuar reagimin kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj shpërthimit vdekjeprurës të virusit Ebola", thuhet në deklaratë.

Në dy muajt e fundit rebelët kanë vrarë 150 civilë në Beni dhe qytetet fqinje duke shkaktuar protesta të mëdha, ndërsa në disa raste edhe sulme ndaj objekteve të OKB-së.

Tetorin e kaluar u ndërmor një operacion ushtarak në pjesën lindore të vendit kundër grupeve të armatosura.

Ushtria në nëntor vrau Mouhamed Mukubwa-n, një nga udhëheqësit kryesorë të Forcave Demokratike Aleate, në një pyll në Beni.

Autoritetet lokale dhe grupet e shoqërisë civile thonë se Forcat Demokratike Aleate kanë vrarë më shumë se 1.000 njerëz në rajonin Beni që nga viti 2014.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın