Bota, Koronavirusi

OKB: Refugjatët dhe emigrantët në Afrikën Lindore janë më të pambrojtur kundër COVID-19

Sipas të dhënave të IOM, në vendet e Afrikës Lindore mbi 6 milionë njerëz kanë mbetur të detyruar të migrojnë për arsye të ndryshme

Gökhan Kavak   | 21.01.2021
OKB: Refugjatët dhe emigrantët në Afrikën Lindore janë më të pambrojtur kundër COVID-19

Stamboll

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) pranë Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se refugjatët dhe emigrantët në vendet e Afrikës Lindore janë më të pambrojtur kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga IOM thuhet se, "Rastet e COVID-19 që rriten në vendet e Afrikës Lindore ndikojnë negativisht tek refugjatët dhe emigrantët".

Refugjatët dhe emigrantët janë më të pambrojtur kundër COVID-19, thuhet në deklaratën, në të cilën tërhiqet vëmendja se varfëria prek negativisht edhe qasjen në materialet mjekësore dhe shëndetësore.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se refugjatët në disa vende përballen me ngacmime.

Sipas të dhënave të IOM, në vendet e Afrikës Lindore mbi 6 milionë njerëz kanë mbetur të detyruar të migrojnë për arsye të ndryshme.

Në vendet e Afrikës Lindore rreth 350 mijë persona janë infektuar me koronavirusin dhe më shumë se 6 mijë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın